Inaugurimi i bazës ajrore në Kuçovë, Osmani: Ku ka NATO, ka paqe dhe stabilitet

09:44 | 4 Mars 2024
E.G

Sot Inaugurohet baza ajrore e Kuçovës, një investim i qeverisë shqiptare dhe NATO-s.

Lidhur me këtë ka reaguar Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani duke e quajtur hap të rëndësishëm në forcimin e pranisë së Aleancës në Ballkanin Perëndimor.

Me anë të një postimi në “X”, Osmani tha se kjo kontribuon në rritjen e sigurisë në rajon dhe më gjerë, shkruan Arbresh.info.

“Hapja e Bazës Ajrore Taktike të NATO-s në Kuçovë, Shqipëri, shënon një hap të rëndësishëm në forcimin e pranisë së Aleancës në Ballkanin Perëndimor, duke kontribuar në rritjen e sigurisë në rajonin tonë dhe më gjerë.”, ka shrkuar ajo.

“Ku ka NATO, ka paqe dhe stabilitet!”, përfundoi Osmani./Arbresh.info/

Të ngjashme