Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Pejë pasi që tek të njëjtit është gjetur dhe sekuestruar substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë 25.8 gram.
Sipas policisë, atyre iu gjet edhe një pako me rizle letër për mbështjellje të marihuanës dhe një kartëmonedhë prej 5 eurosh, shkruan Arbresh.info.
Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.
“POSEDIM I PAAUTORIZUAR I NARKOTIKËVE Rr. Maja e zezë ,Pejë /03.03.2024–01:50. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që tek të njëjtit në veturën e tyre gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë 25.8 gram, një pako me rizle letër për mbështjellje të Marihuanës dhe një kartëmonedhë prej 5 eurosh. Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.”, thuhet në raportin 24 të policisë./Arbresh.info/
Barella: Sot kundër një skuadre shumë të fortë dëshmuam se m...
Kurti: Të përkushtuar për të vërtetën dhe për drejtësi për t...
Shpërthimet në Liban, reagon kryeministri izraelit Netanyahu
Raportohet për një lëvizje të mundshme të Zhegrovës në të ar...
Biden pret të hënën homologun e Emirateve të Bashkuara Arabe...
Finlanda e mbron vendimin për të blerë armë izraelite