Një trazirë është shkaktuar në një restorant në Selanik, të dielën, kur një klient goditi me thikë kuzhinierin shqiptar 65-vjeçar, pas një debati.
Sipas informacioneve, gjithçka ka ndodhur rreth orës 17:00 të së dielës, kur për një arsye të panjohur, klienti i restorantit, i cili ndodhet në zonën e Menemenit, ka debatuar me kuzhinieren shqiptare dhe më pas i ka futur një thikë në bark dhe është larguar. Personat në restorant kanë njoftuar policinë dhe urgjencën që mbërritën menjëherë në vendngjarje.
Fillimisht nuk ishin të qarta rrethanat në të cilat mbeti i plagosur kuzhinieri, por më pas nga policia u konstatua se bëhej fjalë për një vepër penale. Pas kryerjes së operacionit, shqiptari është shtruar në spitalin Papageorgiou.
Autori, i paidentifikuar, po kërkohet nga policia për kapjen e tij. Rastin e ka marrë Departamenti i Policisë Ampelokipi – Menemeni./tch/
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...