Këto janë ngjarjet e paralajmëruara për sot:
08:00
Kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, vizitojnë vendpunimet e rrugës Prishtinë -Mitrovicë. (Vendi: në afërsi të fshatit Lumadh, Vushtrri)
09:00 – 09:30
Fondacioni Friedrich Ebert (FES) dhe Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë i Kuvendit të Kosovës organizojnë konferencën “Urëzimi i Ballkanit Perëndimor: Diplomacia Parlamentare për Sigurinë Rajonale dhe Integrimin Euro-Atlantik”. Folës kryesorë në hapje do të jenë kryeministri Albin Kurti; kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca; dhe Peter Hurrelbrink, drejtori i FES-it për Kosovë. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)
09:30 – 11:00
Në kuadër të konferencës “Urëzimi i Ballkanit Perëndimor”, mbahet sesioni 1: “Zgjerimi i BE-së për Ballkanin Perëndimor: Koha për përparim është tani!” Marrin pjesë Arbreshë Kryeziu-Hyseni, kryetare e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë; Besnik Bislimi, zv.kryeministër i Kosovës; Ditmir Bushati, ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë; Lukas Mandl, anëtar i PE etj. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)
09:30
Mbahet edicioni i 8-të i Konferencës për Siguri Kibernetike dhe Privatësi “Cyber ZERO”. Në hapje marrin pjesë ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla; ish-kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç dhe Katherine Judd, zëdhënëse e Ambasadës Amerikane në Prishtinë. (Hotel “Emerald”, Prishtinë)
10:00
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) inauguron Qendrën e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike. Merr pjesë dhe kryeministri Albin Kurti. (Kampusi i Fakulteteve Teknike, Prishtinë)
11:00 – 11:30
Në kuadër të konferencës “Urëzimi i Ballkanit Perëndimor”, mbahet sesioni 2: “Lufta në fqinjësi: Diplomacia e Mbrojtjes”. Marrin pjesë Matti Nissinen, ambasador i Finlandës; Xhelal Sveçla, ministër i Punëve të Brendshme; Mimi Kodheli, kryetare e Komisionit të Punëve të Jashtme në Shqipëri; Enver Hoxhaj, ish-ministër i Punëve të Jashtme, deputet i Kuvendit të Kosovës etj. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)
11:00
Komisioni Ad hoc për zgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Komisionit të Pavarur të Medieve (KPM) interviston kandidatët. (Kuvendi i Kosovës, N10)
11:00
Federata e Hendbollit e Kosovës (FHK) dhe anëtarët e Kombëtares U18 mbajnë konferencë për medie, me rastin e kthimit të Kombëtares U18 nga kampionati IHF Trophy Intercontinental në Uzbekistan, ku vajzat siguruan kualifikim historik në Kampionat Botëror. (Lokalet e FHK-së, Shtëpia e Sporteve)
13:30
Operatori i Sistemit Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës (KOSTT) mban ceremoninë zyrtare me rastin e funksionalizimit të Tregut një Ditë Para për Zonën Ofertuese të Kosovës dhe Bashkimi i Tregjeve të Energjisë Elektrike Kosovë-Shqipëri. Merr pjesë dhe kryeministri Albin Kurti. (Hotel “Emerald”, Prishtinë)
14:30 – 16:00
Mbahet sesioni 3: “Shoqëria civile dhe media në formësimin e proceseve demokratike”, në kuadër të konferencës “Urëzimi i Ballkanit Perëndimor”. Folës: Teuta Arifaj, gazetare; Jeta Loshaj, konsulente e FES; Charles Kupchan, profesor i Universitetit Georgetown; Miodrag Vlahovic, ish-ministër i Punëve të Jashtme të Malit të Zi; Besnik Tahiri, deputet i Kuvendit të Kosovës etj. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)
16:00 – 17:00
Mbahet Sesioni 4: “Përshkrimi i së ardhmes: Drejtimet e politikave dhe angazhimi diplomatik, në kuadër të konferencës “Urëzimi i Ballkanit Perëndimor”. Folës: Donika Gërvalla, ministre e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës; Jeffrey Hovenier, ambasadori i ShBA-së; Thomas Szunyog, shef i Zyrës së BE-së dhe Jörn Rohde, ambasador i Gjermanisë. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)
17:00 – 17:30
Mbyllja e konferencës “Urëzimi i Ballkanit Perëndimor: Diplomacia Parlamentare për Sigurinë Rajonale dhe Integrimin Euro-Atlantik”. Fjalët përmbyllëse nga Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, kryetare e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë dhe Charles Kupchan, profesor i Universitetit Georgetown. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)
Ngritet aktakuzë ndaj shtatë personave për “Kontraband...
Osmani ndan fotografi nga New York: Për ta përfaqësuar Kosov...
Zhduket një i mitur në Gjakovë
Vidhet një shporet në veri, policia duke hetuar rastin
Bora dhe Heidi shumë shpejt me programe televizive, ja ku do...
Izraeli thotë se ka goditur qindra caqe në Liban