Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka ndarë pamje nga darka e mikpritjes së misionit të investitorëve nga Arabia Saudite.
Me anë të një postimi në Facebook, Rama tha se ky vend po transformohet në marramendshëm nën lidershipin vizionar të Princit të Kurorës, Sheikh Mohammed Bin Salman, shkruan Arbresh.info.
Ai shtoi se me Sheik Mohammed Bin Salman po bashkëpunojnë për forcimin e marrëdhënieve bilaterale dhe rritjen e bashkëpunimit ekonomik.
“Darka e mikpritjes së misionit të investitorëve nga Arabia Saudite, vendi mik që po transformohet marramendshëm nën lidershipin vizionar të Princit të Kurorës, Sheikh Mohammed Bin Salman, me të cilin po bashkëpunojmë për forcimin e marrëdhënieve bilaterale dhe rritjen e bashkëpunimit ekonomik”, ka shkruar kryeministri shqiptar./Arbresh.info/
Porsche me motorin elektrik të Teslas
Conrad: Partneriteti me Kosovën, dëshmi e miqësisë së qëndru...
Përleshja mes tifozëve në Fushë Kosovë, policia jep detaje
Liverpool rikthehet tek fitorja, mposht Bornemouthin bindshë...
Aksident në Korçë, makina përplas një këmbësore
Shkon në 22 numri i të vrarëve në sulmin izraelit në një kom...