Barcelona humbet dy pikë dhe dy lojtarë kyç në ndeshje ndaj Bilbaos

23:04 | 3 Mars 2024
D.H

Barcelona ka barazuar pa gola në duelin me Ahletic Bilbaon në kuadër të javës së 27-të në La Liga.

Ndeshja nisi e barabartë, për t’u shndërruar në makth për ekipin katalanas, me dy lojtarë kyç të tyre që u larguan të lënduar.

Fillimisht, Frenkie de Jong pësoi një lëndim të rëndë në minutën e 23-të, duke e lëshua fushën në dhimbje, ndërsa në vend të tij u fut Fermin Lopez.

Të njëjtin fat, por edhe më të dhimbshëm e kishte Pedri (44’) që u largua nga fusha me lot në sy, derisa u zëvendësua nga Lamine Yamal.

Edhe pjesa e dytë ishte e barabartë, pa ndonjë rast të theksueshëm. Në minutën e 67-të, Barcelona kërkoi penallti, por gjyqtari sinjalizoi se loja duhet të vazhdojë.

Dy ekipet u munduan deri në fund që të thyenin mbrojtjen e njëra-tjetrës, por pa sukses – duke ngelur me nga një pikë secila.

Pas javës së 27-të, Barcelona gjendet në vendin e tretë me 58 pikë, ndërsa në xhiron e 28-të takohet me Mallorcan.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme