Gjendet pa shenja jete një 70-vjeçar në rrugë në Lipjan

23:06 | 3 Mars 2024
E.G

Një 70-vjeçar është gjetur pa shenja jete në Sllovi të Lipjanit.

Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha.

Siaps tij, vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku, ndërsa është njoftuar edhe prokurori.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

Ndërkaq, policia është duke i vazhduar hetimet rreth rastit, i cili po trajtohet si hetim i vdekjes./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme