“Mendoj që meriton të dëgjohet një aspekt i moderuar i fesë islame”, Adelina flet sërish pasi iu ndalua transmetimi i emisionit në RTK

20:31 | 3 Mars 2024
E.G

Këngëtarja e njohur, Adelina Ismaili  ka njoftuar pak ditë më parë se i është ndaluar transmetimi i emisionit të saj në RTK.

Sipas saj, ndalimi i programit i ishte bërë nga u.d së kryeredaktorit të televizionit publik.

Megjithatë ajo paralajmëroi se do ta publikojë në rrjetin e saj social në Facebook, emisionin e plotë me mysafirin teologun Drilon Gashi.

Në një shkrim tjetër në Facebook, artistja e famshme theksoi se meriton të dëgjohet edhe një aspekt i moderuar i fesë islame.

Postimi i plotë :

“Te dashurit e mi. Kam marrur pa fund perkrahje nga ju dhe kjo me mbush zemren plot. Posaqerisht nga koleget gazetare, gje qe me gezon pa mase. Une nuk kam qene konvencionale kurr dhe nuk dua te jem.

As Drilon Gashi nuk eshte hoxhe konvencional, andaj mendoj qe meriton qe degjohet nje aspekt i moderuar i fese Islame.

Andaj media te dashura, ju ftoj qe sonte, ne oren 20:30, ne emer te lirise se fjales, t’me shperndani emisionin tim me teologun Gashi.

E kush do te thoshte qe une, Adelina Ismaili do te luftoj qe te degjohet nje hoxhe… Faleminderit miqte me te mire ne bote”. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme