Google ADS

Vazhdon dominimi i Levrkusenit në Gjermani, viktima e radhës është Kolni

17:32 | 3 Mars 2024
D.H

Leverkuseni ka regjistruar fitoren e radhës në kuadër të Bundesligës, pasi mposhti Kolnin me rezultat 2-0.

Frimpong në minutën e 38-të dhe Grimaldo në të 73-tën, ishin realizatorët e golave për ‘Aspirinat’, shkruan Arbresh.info.

Kujtojmë se Kolni ka luajtur me një lojtar më pak që nga minuta e 14-të, kur u ndëshkua me karton të kuqë Thielmann.

Pas kësaj fitore Leverkuseni pas 24 xhirove ka 64 pikë, 10 më shumë se Bayerni që është ndjekësi i parë.

Kjo ishte ndeshja e 34-të me radhë pa humbje e skuadrës së drejtuar nga Xabi Alonso./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme