Lajme mjaft të këqija për Sassuolon, sulmuesi kryesor i skuadrës, Domenico Berardi u rikthye në fushë vetëm mesditën e sotme, por u largua sërish prej saj, këtë herë nga një dëmtim edhe më i rëndë.
Italiani, që mungonte prej dy muajsh, pësoi një dëmtim të rëndë në tendinën e Akilit, duke u larguar nga fusha mes lotësh dhe me ndihmën e mjekëve.
Natyrisht pritet që sulmuesi të kryejë ekzaminimet mjekësore të hënën, për të mësuar më shumë, por në kampin emilian nuk ka optimizëm.
Berardi do t’i nënshtrohet me siguri operacionit, duke mbyllur sezonin para kohe dhe duke humbur njëkohësisht edhe Kampionatin Europian Gjermani 2024, ku Italia synon të mbrojë titullin kampion.
Lajm dëshpërues për Sassuolon, që do të duhet të tentojë mbijetesën pa futbollistin më cilësor të ekipit, pro edhe për Italinë e Spallettit, që ndonëse me pak alternative cilësore në sulm, humb një tjetër titullar të Europianit të Anglisë, ku triumfoi./ss
Get well soon, Berardi 🙏 pic.twitter.com/rohJ7DqLLT
— Lega Serie A (@SerieA_EN) March 3, 2024
🚨 Very bad news for Sassuolo & the Azzurri..Domenico Berardi seems to have suffered a serious Achilles injury in the match vs Hellas Verona
This could be the end of his season & rule him OUT for the Euro’s with Italy this summer
Forza Mimmo🤞🏽🇮🇹 pic.twitter.com/YiowW871gH
— AzzurriXtra🇮🇹 (@XtraAzzurri) March 3, 2024
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...
Kurti vendos edhe gurthemelin e fundit në Podujevë, kësaj ra...
Kumbaro nderon kontributin e gjithë krahinës së Gjirokastrës...
Aprovohet struktura e tarifave të energjisë termike për sezo...
Policia kërkon ndihmë në gjetjen e një gruaje të dyshuar për...