Google ADS

Në zonën 80 km/h voziti 132 km/h, ndëshkohet shoferi me 300 euro gjobë në rrugën Mitrovicë-Prishtinë

12:59 | 3 Mars 2024
E.H

Një shofer është ndëshkuar nga Policia e Kosovës pasi që në rrugën nacionale Mitrovicë – Prishtinë në segmentin rrugorë në fshatin Gracë,  i njëjti në zonën e kufizimit 80 km/h ka zhvilluar shpejtësi 132 km/h.

Ndaj kundërvajtësit është shqiptuar gjobë prej 300 euro, tre pikë negative si dhe masa mbrojtëse-ndalimi i drejtimit te mjetit motorik prej tre muajve në territorin e Republikës së Kosovës./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme