Arrestohet dy kosovarë në Tiranë, transportuan armë zjarri

11:04 | 3 Mars 2024
E.H

Dy shtetas kosovar janë arrestuar në rrugën “Dritan Hoxha” në Tiranë pasi transportuan armë zjarri nga Kosova me qellim të shitjes tek personat e tjerë në Shqipëri.

Në njoftimin e Policisë së Shtetit thuhet se të arrestuarit janë R. F., 19 vjeç, banues në Vushtrri dhe A. A., 19 vjeç, banues në Mitrovicë, përcjell Arbresh.info

“Gjatë kontrollit të automjetit me të cilin qarkullonin këta shtetas, shërbimet e Policisë gjetën të fshehur një armë zjarri pistoletë, me krëhër e municion luftarak, dhe një silenciator, që ishin sjellë në Shqipëri për tu shitur tek persona të tjerë. Arma e zjarrit, krëhri, municioni luftarak, silenciatori, automjeti dhe një aparat celular, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”, thuhet në njoftim.

“Punohet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale”, thuhet tutje në njoftim./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme