Google ADS

Kearns: Ne duhet t`i marrim seriozisht kërcënimet ruse

10:57 | 3 Mars 2024
E.H

Deputetja e Parlamentit të Britanisë së Madhe, Alicia Kearns ka reaguar pasi ministri i Jashtëm i Sllovakisë, Juraj Blanar ka takuar ministrin e Jashtëm të Rusisë, Sergej Lavrov.

Kearns me anë të një postimi në platformën X, ka dënuar këtë takim teksa ka thënë se tashmë Rusia po kërcënon Moldavinë, përcjell Arbresh.info.

Sipas saj, duhet ti marrim seriozisht kërcënimet ruse.

“Ministri i Jashtëm i Sllovakisë takon me krenari një vend fajtor për krime lufte dhe tentativë gjenocidi. Rusia tani kërcënon Moldavinë duke përdorur gjuhë të ngjashme me atë përpara pushtimit të ri të paligjshëm të Ukrainës. Transnistria është nën pushtimin ushtarak rus. Ne duhet t’i marrim seriozisht kërcënimet ruse”, tha thënë Kearns./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme