Google ADS

Djaloshi nga Kosova, Freskim Rama mahnit jurinë e “American Idol” – i këndon Kosovës

09:41 | 3 Mars 2024
E.H

Se Kosova është “fole” e shumë artistëve të talentuar po dëshmohet çdo ditë e më shumë.

I fundit që po bën krenarë shqiptarët është këngëtari nga Kosova, Freskim Rama me emrin artistik “Kimi”, i cili ngjiti audicionet e American Idol, spektakli më i ndjekur në SHBA për zbulimin e talenteve të reja.

Djaloshi nga Kosova, 25-vjeçar, nisi audicionin me këngën “Heal” të Tom Odell, por e përfundoi me këngën e njohur shqiptare “Oj Kosovë, oj nëna ime”.

“Kim” ishte zhvendosur gjashtë vjet më parë në Amerikë për të ndjekur ëndrrën e tij në American Idol, dhe në klipin prezantues nuk e la pa përmendur edhe Kosovën, si dhe periudhën e 99-tës.

Ai mahniti jurinë prej tre anëtarësh të artistëve të njohur ndërkombëtarë si Katy Perry, Luke Bryan dhe Lionel Richie.

Zëri i tij melodik dhe stili i tij i të kënduarit bëri që të merrte dritën jeshile nga tre anëtarët e jurisë së American Idol për të vazhduar në fazën tutje të spektaklit.

Madje, njëri prej momenteve që po ashtu duhet të veçohet në këtë audicion ishte edhe kur këngëtarja e njohur amerikane, Katy Perry përmendi Kosovën dhe Shqipërinë.

Rrugëtimi artistik në Amerikë për djaloshin 25-vjeçar nga Kosova sapo ka filluar.

Kujtojmë, se skenën e këtij spekakti të talenteve të reja e kanë ngjitur edhe Linda Halimi dhe Melinda Ademi, duke shënuar një sukses të artistëve shqiptarë në skenën ndërkombëtare të muzikës. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme