Arrestohen tre persona në Gjakovë për armëmbajtje pa leje dhe kanosje

08:43 | 3 Mars 2024
E.H

Tre persona janë arrestuar në Damjan të Gjakovës pasi që janë përleshur fizikisht mes veti, raporton Policia e Kosovës.

Sipas Policisë, viktima ka ndërhyrë dhe si pasoj e kësaj ka pësuar lëndime trupore dhe është kanosur me armë nga njëri prej të dyshuarve, shkruan Arbresh.info.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit mashkull është gjetur dhe konfiskuar arma e zjarrit M57 me një karikator dhe 10 fishek.

“Damjan, Gjakovë 02.03.2024-12:30. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovar pasi që, të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë përleshur fizikisht, dhe si pasoj e ndërhyrjes se viktimës mashkull kosovar i njëjti ka pësuar lëndime trupore dhe është kanosur me armë nga njeri prej të dyshuarve. Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit mashkull është gjetur dhe konfiskuar arma e zjarrit M57 me një karikator dhe 10 fishek. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme