Është gjetur pa shenja jete një burrë në rrugën “Rifat Berisha” në Prizren.
Trupi i pa jetë është gjetur në tokë në një garazhë të një objekti.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënsi i policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
“Sot me datë 02.03.2024. rreth ores 14:15 në rrugën Rifat Berisha në Prizren, është raportuar se në garazhat e një objekti gjendet një trup I shtrirë në tokë, policia dhe emergjenca kane dal ne vendngjarje, në vendngjarje nga ekipi I mjekëve të emergjencës është kostatuar vdekja e viktimës ( I.J.1971)” ka thënë Bytyqi për Arbresh.info.
Policët hetues kanë mbledhë provat dhe dëshmitë, ku ne mesin e dëshmive gjenden edhe disa dokumente mjekësore të viktimës e që dyshohet se i njëjti ka pas probleme kardiovaskulare.
“Me urdhër të prokurorit trupi I pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për të konstatuar shkakun e vdekjes”, ka thënë Bytyqi.
Lidhur me rastin nga policia është hap rast ” Hetim i Vdekjes”./Arbresh.info/
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Dy të lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...
Gjykatësi shtyn për herë të tretë dënimin e Trumpit
Guri i LDK’së: Mundeni me na paditë, por drejtësisë nuk mund...