Teologu Drilon Gashi reagon pasi RTK anuloi transmetimin e emisionit të Adelina Ismailit ku ai ishte i ftuar

19:47 | 2 Mars 2024
R J

Këngëtarja Adelina Ismaili ka njoftuar dje se është ndaluar transmetimi i emisioni të saj në RTK.

Sipas saj, kjo është bërë nga u.d. së kryeredaktorit të RTK-së.

Në episodin i cili do të transmetohej i ftuar ishte teologu Drilon Gashi.

Në lidhje me këtë ka reaguar dhe ky i fundit ndërmjet një postimi në Facebook.

Sipas tij, anulimi i transmetimit është bërë për “arsye që e prekin atë personalisht dhe që kanë të bëjnë me një episod të kaluar të jetës së tij”.

LEXO EDHE:

Ndërpritet transmetimi i emisionit të Adelina Ismailit në RTK, reagon këngëtarja: Sonte u njoftova jo zyrtarisht

Gashi i referohej procesit gjyqësor që e kishte me bashkëshorten e tij shtatë vjet më parë, ku ajo e kishte denoncuar për dhunë në familje.

“Shtatë vjet më parë, pata një çështje familjare që rezultoi në një vërejtje gjyqësore, një çështje që e kam zgjidhur dhe mbyllur që atëherë, duke punuar pa pushim për të ndërtuar një jetë të lumtur dhe të qëndrueshme me familjen time. Është e dhimbshme që kjo ngjarje e kaluar po përdoret tani si justifikim për të më diskriminuar dhe mohuar mundësinë për të marrë pjesë në një diskutim publik që mendoj se ka rëndësi të madhe për të ardhmen e shoqërisë sonë”, ka shkruar ai.

Teologu gjithashtu ka shtuar se kjo situatë e ka bërë të ndjehet i shqetësuar dhe i zhgënjyer, dhe nuk do të ketë ndikim që ai mos të kontribojë në një Kosovë më të mirë.

“Ndërsa kjo situatë më ka bërë të ndihem i shqetësuar dhe i zhgënjyer, ajo nuk do të më ndalojë të vazhdoj të kontribuoj me zërin dhe veprimet e mia për një Kosovë dhe botë më të mirë. Kam besim se e vërteta dhe drejtësia do të mbizotërojnë në fund, dhe shpresoj që ju, si miqtë dhe ndjekësit e mi, do të qëndroni pranë meje në këtë udhëtim”, ka përfunduar Gashi./Arbresh.info/

Të ngjashme