Lajçak e takon të sanksionuarin e ShBA-së, Milorad Dodikun

15:17 | 2 Mars 2024
E.K

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, është takuar me Milorad Dodikun, presidentit i Republikës Serbe të Bosnjës, i cili është në listën e zezë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ata u takuan në margjina të Forumit Diplomatik në Antalia.

“Më vjen mirë që pata rastin të takoj të tre anëtarët e Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, si dhe z. Dodik në Antalia. Unë nënvizova rëndësinë thelbësore për të kryer reformat e nevojshme për të ecur përpara në BE rrugën e saj në mars. Kjo është me interes jetik për të gjithë vendin”, shkroi Lajçak në “X”./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme