Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Igli Hasani është takuar me homologun e tij nga Azerbajxhani, Jeyhun Bayramov.
Hasani tha se kanë vlerësuar agjendën pozitive të marrëdhënieve dypalëshe mes Shqipërisë dhe Azerbajxhanit.
“Takim miqësor me homologun e Republikës së Azerbajxhanit, Jeyhun Bayramov, gjatë punimeve të Forumit të Diplomacisë në Antalia. Vlerësuam agjendën pozitive të marrëdhënieve dypalëshe mes Shqipërisë dhe Azerbajxhanit, si dhe vazhdimësinë e dialogut intensiv politik, gjatë vizitës së fundit të Kryeministrit Edi Rama në Baku. Marrëveshja për heqjen e vizave e nënshkruar dje, hapja e ambasadave në Tiranë dhe së shpejti në Baku do të nxisin edhe më tej kontaktet mes njerëzve, bashkëpunimin në turizëm, ekonomi dhe fusha të tjera me interes të përbashkët”, ka shkruar Hasani./Arbresh.info/
Rritja e pagave, Gashi: Çdo gjë me gjysma, asnjë vendim i pl...
Gjatë punimeve shembet hoteli Dubrovnik në Argjentinë, dysho...
Paralajmërimi i Kurtit për rritje të pagave, Jasharaj: Në ja...
MINT nesër organizon ngjarjen “Krijimi i Fondit të Ino...
Maqedonci diskuton me drejtorin e Industrisë Ushtarake të Ka...
Aksident trafiku në Fushë Kosovë, ka të lënduar