“Tirana, një kryeqendër e Ballkanit Perëndimor për zhvillimeve të rëndësishme politike”

09:00 | 2 Mars 2024
K.B

Shqipëria është kthyer në një qendër të vendtakimeve të liderëve më të lartë botërorë.

Si kryeqytet liderë nga të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimorë, Tirana kësaj radhe ka organizuar Samitin për Ukrainën në dy vjetorin e fillimit të pushtimit të saj nga agresori rus.

Ky samit i udhëhequr nga kryeministri shqiptar, Edi Rama ka mbledhur liderët e Ballkanit Perëndimor, duke mos munguar as presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky i cili për herë të parë vizitoi Shqipërinë.

Pas Samitit të Berlinit mbajta edhe e Samitit të Ukrainës në Tiranë po konsiderohet një arritje shumë e lartë e Qeverisë së Shqipërisë nga analisti politik, Artan Muhaxhiri.

“Është krejtësisht e qartë që Tirana është duke u shndërruar në një nga qendrat kryesore të Ballkanit sepse vet fakti që në një kohë kaq të shkurtë ka kaq shumë ngjarje me rëndësi globale politike, e dëshmon se është një arritje e Qeverisë së Shqipërisë”, ka thënë Muhaxhiri në një prononcim për Arbresh.info.

Sipas tij, mbajtja e ngjarjeve të rëndësishme në Tiranë po e shndërron Shqipërinë në partnere besnike.

“Po ja del të shndërrohet në një partnere besnike të institucioneve më të rëndësishme ndërkombëtare dhe që ta shndërroj vetën në qendër të Ballkanit sa i përket zhvillimeve jashtëzakonisht të rëndësishme politike”, ka thënë Muhaxhiri.

Megjithatë, deri para pushtimit rus, Ukraina nuk ishte dakord që Kosova të pavarësohet dhe, edhe pas 16 vjetorit të Pavarësisë, Ukraina nuk e pranuar një gjë të tillë. Pas fillimit të luftës në 2022-tën mendimi për njohjen e Pavarësinë së Kosovës ka ndryshuar, mirëpo jo vendimi.

Sipas Muhaxhirit, nuk do ishte e udhës që Zelenskyt t’i kërkohet njohja e Pavarësisë në Samitin në Tiranë, pasi kjo ishte mbledhje e liderëve që kishte në fokus sigurinë.

Megjithatë, ai e sheh si një hap pozitiv. Sipas tij, Shqipëria mund të lobojë fuqishëm tash te Ukraina për njohjen e Pavarësisë së Kosovës, pas ngritjes në nivel kaq të lartë të marrëdhënieve mes këtyre dy shteteve.

“Konteksti është krejtësisht tjetër. I gjithë diskutimi do të fokusohet në temat e sigurisë dhe nuk besoj që është vendi i duhur dhe momenti i duhur që të flitet në mënyrë serioze për njohjen e shtetit të Kosovës nga ana e Ukrainës. Mirëpo, gjithsesi është një hap pozitiv sepse këto raporte të mira në mes Ukrainës dhe Shqipërisë, në një anë do të shfrytëzohen në të ardhmen e afërt pra pas përfundimit të luftës, për të lobuar dhe për tu transformuar edhe në njohjen e Kosovës. Pra, Shqipëria mund të lobojë fuqishëm tash te Ukraina për njohjen e Pavarësisë së Kosovës pas ngritjes në nivel kaq të lartë të marrëdhënieve mes këtyre dy shteteve”, u shpreh Muhaxhiri.

Çka u diskutua në Samitin në Tiranë?

Me ftes të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama përveç liderëve të Evropës Juglindore prezent ishte edhe presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Zelensky ka shprehur interesimin për rritjen e bashkëpunimit me shtetet e Ballkanit, sa i përket bashkëprodhimit të municioneve për të furnizuar Ukrainën.

Ani se takimi i liderëve është mbajtur me dyert e mbyllura, Zelensky ka ftuar shtetet për ndihmë ushtarake për Ukrainën për luftimin e agresorit rus.

Mes tjerash, presidenti ka alarmuar vendet e Ballkanit Perëndimor për kërcënimet nga Rusia teksa ka kërkuar që të gjitha vendet të jenë të bashkuara në këtë situatë.

Në fund të samitit, pjesëmarrësit miratuan një deklaratë prej 12 pikash, përmes së cilës thanë se agresioni ushtarak rus kundër Ukrainës mbetet kërcënimi më i madh për sigurinë evropiane dhe është në shkelje flagrante të ligjit ndërkombëtar, përfshirë Kartën e Kombeve të Bashkuara, si dhe është krim kundër popullit ukrainas

Samiti i Procesit të Berlinit

Rreth një viti më parë, Tirana kishte mbledhur edhe liderët e Bashkimit Evropian dhe ata të Ballkanit Perëndimorë.
Në Samitin e Procesit të Berlinit, që u mbajt me 16 tetor 2023, që për herë të barë u zhvillua në një vend jo anëtar, kishte në fokus integrimin e Ballkanit Perëndimor dhe bashkëpunimin rajonal.

Përveç Samiteve, kryeqyteti shqiptar është rikthyer në një vend liderë në Ballkanin Perëndimor dhe këtë e ka konfirmuar edhe Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken i cili në shkurt të këtij viti vizitoi Shqipërinë./Arbresh.info/ Ejona Hyseni/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme