Pamje nga shpërthimi në Lushnjë, flakë e madhe sapo vinçi bie në kontakt me korrentin

19:20 | 1 Mars 2024
R J

Shpërthimi i ndodhur pasditen e sotme në Lushnjë, i la pas dy viktima dhe disa të plagosur.

Sikurse duket në pamjet e bashkangjitura më poshtë, shpërthimi ka ndodhur sapo vinçi ka rënë në kontakt me telat e tensionit të lartë.  Në vinc ndodheshin babai bashkë me djalin Roland dhe Lidio Hoxha, të cilët humbën jetën brenda pak orësh.

Të plagosur kanë mbetur 8 persona, mes tyre edhe deputeti i Partisë Socialiste, Bujar Çela, i cili ndodhet në spitalin e Traumës.

Objekti ishte në pronësi të deputetit socialist.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme