Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri në qytetin e Pogradecit. Ngjarja ka ndodhur pasditen e kësaj të premteje në afërsi të stadiumit në një bllok pallatesh në periferi të qytetit.
“Më datë 01.03.2024, rreth orës 16:30, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Tushemishtit”, gjatë një konflikti të çastit, dyshohet se ka mbetur i plagosur me armë zjarri shtetasi A. J., 35 vjeç, i cili u dërgua në spitalin e Pogradecit për ndihmë mjekësore, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën”, njoftoi policia.
Enigmë mbeten edhe arsyet e plagosjes së tij. Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia që po heton për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, raporton Tvklan.al.
Për këtë arsye është identifikuar edhe autori i dyshuar i ngjarjes.
“Shërbimet e Policisë menjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar të ngjarjes shtetasit D. M. Janë ngritur pika kontrolli në hyrje-daljet e qytetit, me qëllim kapjen dhe vënien para përgjegjësisë të autorit të dyshuar”, njoftoi policia.
“Ai është një i papenduar” – për kë po diskutojnë Rovena dhe...
Xheneta – Lelës: Anisa u ka treguar Edit dhe Drilonit për rr...
Kurti pret në takim kryetarin e Kuvendit të RMV-së
Shtyrje dhe rrahje mes deputetëve në Parlamentin serb
Peci dorëzohet para presionit publik: Anulon grantet për kës...
Llapi befason Dritën në Gjilan, merr avantazhin në pjesën e ...