Qëndrimin sot në Dublin të Irlandës, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti e filloi me një vizitë në Universitetin e Qytetit të Dublinit (Dublin City University), ku u mirëprit dhe u takua me Presidentin e Universitetit të Qytetit të Dublinit (Dublin City University), Daire Keogh, zëvendës presidentin për Hulumtim, profesor John Doyle, Drejtoren Ekzekutive për Angazhim të Jashtëm, Laura Mahoney dhe Dekanin e Asociuar për Hulumtim në këtë universitet, Dr. Gëzim Visoka, si dhe përfaqësues nga Instituti për Zgjidhjen e Konflikteve Ndërkombëtare dhe Rindërtim (IICRR).
Tema qendrore të takimit ishin bashkëpunimet e mundshme përmes programeve të shkëmbimeve në nivel të studentëve dhe stafit akademik, rritja e kapaciteteve universitare në fushën e kërkimeve, të drejtat e komuniteteve joshumicë dhe drejtësia tranzicionale.
Kryeministri Kurti foli për rezultatet e qeverisjes së deritanishme të përkthyera në indikatorë pozitivë ekonomikë dhe demokratikë, politika të prezantuara për herë të parë, angazhimin dhe projektet e qeverisë me fokus te komunitetet joshumicë dhe veprimet dhe hapat e ndërmarrë në fushën e drejtësisë tranzicionale./Arbresh.info
Izraeli urdhëron evakuime në disa zona të Gazës, nxit një va...
Nwaneri në histori të Arsenalit, Arteta me fjalë të mëdha pë...
LDK sot në Malishevë me “Turneun e Ndryshimit”
Rama në Londër: Nisëm ligjore për të regjistruar fëmijët e s...
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, mbi 50 pika në rend dite
Driloni, Anisës: Po tutem që të shikoj