Me të filluar vizitën e tij të parë zyrtare në Irlandë, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, takoi e bashkëbisedoi me mërgatën tonë.
Ky takim i parë me diasporën tonë atje, u karakterizua nga diskutime për shtetin tonë, për të tashmen e të ardhmen.
Kryeministri Kurti theksoi se diaspora jonë janë ambasadorët tanë më të mirë, që shpërfaqin atë se çfarë përfaqëson Kosova, vlerat unike dhe zellin e punës. U trajtuan në hollësi programet, planet e objektivat e Qeverisë, të cilat synojnë kthimin e trurit dhe bashkatdhetarëve tanë në atdhe.
Diaspora ka kontribuar e vijon të kontribuojë për Kosovën, dhe si Qeveri e kemi obligim që ta vendosim mërgatën në pozicion më të volitshëm e të eksplorojmë format e mundësitë për bashkëpunim. Mes shumë iniciativash, kryeministri përmendi edhe Fondin Sovran.
Duke shprehur ngazëllimin e mirënjohjen e thellë për të gjithë pjesëmarrësit, për diasporën tonë dhe për dashurinë e tyre për Kosovën, kryeministri Kurti i falënderoi ata për bisedat e frytshme e produktive./Arbresh.info/
Prokuroria e Prizrenit ngrit aktakuzë ndaj dy personave për ...
Kosova për herë të parë bëhet me Strategji të Sportit, kusht...
Gresa dhe Xheneta me akuza të ashpra ndaj Arionit
Gjermania dhe Rusia dëbojnë gazetarë të njëra-tjetrës midis ...
Pete Hegseth, një zgjedhje e pazakontë për postin e Sekretar...
Ministri i Financave: Britania do të rishikojë objektivat e ...