Nga Mbretëria e Bashkuar, Kurti udhëton për në Irlandë

23:38 | 29 Shkurt 2024
E.H

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar nga Mbretëria e Bashkuar për në Dublin të Irlandës.

Në kryeqytetin e Irlandës, kryeministri Kurti do të pritet dhe takohet me Kryeministrin e Irlandës, Leo Varadkar, njofton Zyra e Kryeministrit.

Gjatë qëndrimit atje, Kurti po ashtu do të zhvillojë edhe disa takime tjera zyrtare dhe do të mbajë takimin e tij të parë me mërgatën e Kosovës në Irlandë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme