Google ADS

Turqia pajiset me superbombardues, përfundon testimi i avionit të parë luftarak i gjeneratës së 5-të

23:19 | 29 Shkurt 2024
D.H

Avioni i parë luftarak i gjeneratës së pestë të Turqisë përfundoi fluturimin e tij të parë, si pjesë e përpjekjeve të vendit për të përmirësuar forcën e saj ajrore. Prodhimi i bombarduesit vjen si pjesë e një marrëveshje të veçantë me Britaninë e Madhe në vitin 2017.

Turqia ka shpenzuar 125 milion dollarë për zhvillimin e këtij avioni. Ndërkohë, Ministria turke e Mbrojtjes ka njoftuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dërguar dokumentet për blerjen e 40 avionëve të rinj luftarakë F-16. Shkresat janë pranuar dhe janë duke u shqyrtuar nga shërbimet kompetente të ministrisë, para se të firmosen dhe të ekzekutohet transporti i avionëve luftarakë për t’u vënë në dispozicion të flotës ushtarake turke.

Përfaqësuesi i Ministrisë së Mbrojtjes së Turqisë, Zeki Akturk, tha se të dyja palët do të takohen pas përfundimit të kontrolleve të draft-kontratës së mbërritur dhe në këto takime të përbashkëta do të bëhet vlerësimi dhe më pas do të finalizohet marrëveshja. Shitja e avionëve F-16 nga SHBA te Turqia, ishte pjesë e marrëveshjes që Uashingtoni i ofroi presidentit Erdogan, në këmbim të miratimit të kërkesës së Suedisë për t’u anëtarësuar në NATO.

Në të njëjtën kohë, Ministria turke e Mbrojtjes njoftoi se pret një qasje pozitive nga Gjermania për çështjen e furnizimit me avionët luftarakë Eurofighter, pas vizitës së fundit të zyrtarëve të lartë turk nga Ministria e Mbrojtjes në Mbretërinë e Bashkuar.

Të ngjashme