Tre ditë para sulmit në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku, një ekspert për çështjet e sigurisë në Shtëpinë e Bardhë ka marrë një telefonatë shqetësuese nga inteligjenca amerikane.
“The Times” ka publikuar pjesë nga dëshmia e tij, ndërsa tregonte se forcat serbe po akumuloheshin në kufirin me Kosovën, aty ku paqen dhe sigurinë e monitoron prezenca e forcave të NATO që prej luftës në vitin 1999, transmeton Arbresh.info.
Sipas The Times, tre ditë pas këtyre informacioneve serbët e armatosur kryen sulmin në Banjskë.
Shqetësuese në shkimin e The Times është fakti se ka dyshime që Serbia po përgatit një operacion tjetër ushtarak, referuar të dhënave të një zyrtari amerikan të inteligjencës.
Këto shqetësime sipas “The Times” nuk kanë rënë në vesh të shurdhët.
Teksa vëmendja shtohej, vendet evropiane iu bashkuan Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të shtuar presionin ndaj Serbisë, madje Britania njoftoi shtimin e trupave të saj në Kosovë. Disa ditë më vonë u vu re një tërheqje e trupave serbe.
Publikimi lëvizjeve ushtarake serbe në kufi është një mënyrë e re e Shtëpisë së Bardhë për përdorimin e inteligjencës, në mënyrë të ngjashme me atë të luftës në Ukrainë.
Artikullin e plotë mund ta gjeni KËTU.
Volkswagen po vjen me një model të ri elektrik të përballues...
Pse ngjyra e zezë tërheqë më shumë rreze të diellit?
E quajti kryeministrin “hajvan”, largohet nga ko...
“1432 Engjëj” vjen nga Shkurte Fejza dhe Besiana Behluli
Edhe presidenti i Italisë uron 17-vjetorin e Pavarësisë së K...
Kurti jep detaje rreth takimeve që pati në Konferencën e Sig...