Shoqata e Trajnerëve të Futbollit në bashkëpunim me FFK-në, më 4 mars do të organizojë seminarin për trajnerë të klubeve të Albi Mall Superligës dhe klubeve të Raiffeisen Ligës së Parë.
Në seminar do të ligjërojë një nga figurat më të shquara në fushën e përgatitjes së futbollistëve, Astrit Maçi, i cili do të shtjellojë temën: Përgatitja fizike e futbollistëve me dhe pa top, përcjell Arbresh.info.
Cilësia e ligjëruesit është e nivelit të lartë, duke pasur parasysh se kemi të bëjmë me një specialist të përgatitjeve tekniko-taktike dhe fizike të futbollistëve, ish-trajner i kombëtareve të grup-moshave dhe drejtor i Qendrës së edukimit në FSHF.
Seminari është njëditor dhe përfshin pjesën teorike, e cila do të mbahet në selinë e FFK-së (paradite nga ora 9:00-12:00) si dhe pjesën praktike, e cila do të mbahet në Kampin Nacional në Hajvali (pasdite nga ora 14:00-16:00).
Qëllimi i këtij seminari është ngritja e aftësive profesionale përkatësisht performancës së trajnerëve në nivel edhe më të lartë.
Pjesëmarrja në seminar është e obliguar për trajnerët e angazhuar në klubet e AlbiMall Superligës dhe Raiffeisen Ligës së Parë./Arbresh.info/
Shkrumbohet një banesë në Lushnje
Agjenti konfirmon rikthimin e Mario Balotellit në Serie A
Britania dhe Kina japin shenja pajtimi gjatë vizitës së krye...
Femra vendosni: Këto janë karakteristikat kryesore të mashku...
Ushqimet për një fytyrë pa rrudha
Kurti në Paris, fton kompanitë franceze që të investojnë në ...