Cilat janë bestytnitë e vitit të brishtë në Evropë

15:34 | 29 Shkurt 2024
R J

29 shkurti eshte një datë që vjen vetëm çdo 4 vjet. Por pse dhe cilat janë traditat dhe besëtytnitë në Evropë rreth kesaj dite të veçantë?

Për ata që kanë nevojë për një rifreskim se pse shkurti ka një ditë shtesë sot, ju rikujtojme se viti i brishtë ndodh çdo katër vjet.

Planetit tonë i duhen afërsisht 365.2422 ditë që të kryejë një rrotullim rreth diellit. Kjo do të thotë se çdo vit tipik 365-ditor përfundon një çerek ditë më pak nga orbita e plotë. Prandaj, vitet e brishta në thelb sigurojnë që kalendarët tanë të përputhen me orbitën e Tokës dhe të rreshtohen me ekuinokset dhe solsticet.

Nëse keni qenë të vetëdijshëm për këtë, ajo që mund të mos dini është se ka një sërë bestytnish dhe traditash evropiane rreth 29 shkurtit, kryesisht të lidhura me dashurinë dhe fatin e keq.

Në folklorin grek, bestytnia thotë se fejesa ose martesa gjatë një viti të brishtë do të mallkojë bashkimin dhe në fund do të përfundojë në divorc ose vdekje të parakohshme të partnerit tuaj.

Kundër modelit grek dhe ukrainas është zakoni irlandez, i cili thotë se një vit të brishtë janë gratë që mund t’i propozojnë burrave.

Ashtu si irlandezët, danezët besojnë gjithashtu se duhet të propozojnë një grua gjatë vitit të brishtë, por nëse burrat danezë refuzojnë propozimin e një gruaje, ata duhet t’i dhurojnë asaj 12 palë doreza për të mbuluar faktin se ajo nuk mban një unazë fejese.

Ndërsa gjermanët besojnë se i gjithe viti i brishtë është i pafat. Thënia e tyre për vitin me 29 ditë është “Schaltjahr gleich Kaltjahr”, që do të thotë “Viti i brishtë është një vit i ftohtë”.

Në kulturën skoceze kushdo që ka lindur më 29 shkurt thuhet se është i pafat.

Në vitin 1928, Harry Craddock punonte si banakier në hotelin e njohur Savoy në Londër. Historia thotë se ai shpiku një pije për të festuar vitin e brishtë. Përbërësit përfshinin xhin, vermut të ëmbël, lëng limoni dhe konjak francez. Pra, në thelb, është një justifikim për t’u dehur në ditën tuaj shtesë të shkurtit. Le ti besojme anglezëve./euronews.al/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme