Një qytetar nga Kaçaniku ka bërë një gjest të mirë pasi që i njëjti gjeti një shumë të caktuar të parave dhe të njëjtat i ka dorëzuar në polici.
Sipas policisë, rasti ka ndodhur dje rreth orës 16:30, shkruan Arbresh.info.
“Me datën 28.02.2024 rreth orës 16:30 qytetari E.Dema nga Kaçaniku, i moshës 29 vjeçar, në rrugën ‘’Ismail Raka ‘’ në Kaçanik i ka gjetur një shumë të caktuar të parave dhe i ka dorëzuar në stacionin e policisë në Kaçanik .”, thuhet në njoftimin e policisë.
Më tej, policia në komunikatën për media ka lutur pronarin e parave që të paraqitet në stacionin e policisë në Kaçanik, çdo ditë nga ora 08:00-16:00 dhe të vërtetohet pronësia, në mënyrë që ti dorëzohen më pas.
“Me këtë rast policia rajonale e Ferizajt e ka falënderuar qytetarin E. Dema për gjestin human dhe shembullor me rastin e dorëzimit të parave në stacionin e policisë .”, thuhet mes të tjerash në njoftim./Arbresh.info/
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...