Fizikisht ishte i pranishëm në samitin e Bashkimit Evropian në Tiranë, por mendjen e pati tek fjalimi i Putinit në Moskë.
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, u shpreh i shqetësuar për atë që po ndodh në botë, veçanërisht pas fjalimit të Putinit me kërcënime me armët bërthamore.
“Lidhur me fjalimin e Presidentit Vladimir Putin, e pashë që foli për Zirkon dhe Sarmat, por nuk munda ta dëgjoja kur foli më shumë për armët bërthamore. Me Ukrainën nuk kemi nënshkruar marrëveshje. Në takimin me Presidentin Zelensky folëm edhe për situatën në front… për gjithçka. Ishte një bisedë e gjatë dhe e drejtë. Nuk kemi çfarë të ankohemi për Ukrainën dhe mendoj se ata kanë një qëndrim shumë të drejtë ndaj Serbisë. Ne kemi marrëdhënie korrekte dhe mbështesim integritetin territorial të Ukrainës, ashtu siç ata mbështesin tonin. Marrëdhëniet tona me Rusinë bazohen në vendime racionale. Deri më tani, ne kemi pasur sukses në zhvillimin e politikës sonë”, tha Vuçiç./A2CNN
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...