Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka kritikuar qeverisjet e kaluara duek thënë se gjatë këtyre viteve asnjë qeveri paraprake nuk ka paraparë asnjë nismë për ndryshimin e ligjeve për sigurimet shëndetësore.
Lidhur me këtë deklaratë të tij, ka reagaur deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj duke thënë se pas tre vitesh qeverisje, kjo deklaratë tregon dështim, shkruan Arbresh.info.
“Kjo Qeveri edhe pse keni premtuar nuk e ka pritoritet Shëndetësinë dhe ju sot është dashtë me i falënderu inciatorët e këtij debati parlamentar. Besoj që po të kishte të arritura në Shëndetësi edhe ne do ishim gëzuar”, u shpreh Kadriaj.
Më tej, ajo u shpreh se me këto dështime ballafaqohen edhe vetë ata.
“Njehrë akuzuat jo pandemia, jo lufta në Ukrainë, dy faktorë që ja kanë pamundësuar me pasë rezultat dhe me pas performancë të mirë kjo qeveri dhe prapë pandemia kaloj, lufta në Ukrainë kaloi një periudhë prapë ju kthyet qeverive të kaluara që nuk është e drejtë.”, u shpreh ajo.
Ndër të tjera, ajo tha se po të pyesni qytetarët do të kuptonit se sa të pakënaqur janë ata me shërbimet shëndetësore.
Kadrijaj tregoi edhe problemet që paraqiten kur qytetarët shkojnë për trajtim në Eemergjencë.
“Nëse fillojmë prej Emergjencës ku është hapi i parë ku pacientët ballafaqohen, keni me pa se familjarët me u shtru në Emergjencë, puna e parë që kanë me ba është me shkëput vëmendjen prej familjarëve sepse kanë me prit një listë të gjatë me barna që ju nevojitën në Emergjencë. Një letër e gjatë ku shkruhet se sa çka duhet të sjellni në mënyrë që të trajtohet ai pacient.”, u shpreh ajo.
Sipas saj, ministri Vitia nuk ka sjellur rezultate në Shëndetësi duke shtuar se në QKUK nuk ka as çarçafa e as jorgana.
Deputetja e AAK-së iu drejtua Qeverisë duke thënë se kanë dështuar në Sistemin Shëndetësor./Arbresh.info/
Haradinaj mban sot konferencë për media
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...