OEK e Federata e Odave nga Arabia Saudite me memorandum mirëkuptimi

12:49 | 29 Shkurt 2024
E.G

Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) dhe Federata e Odave Ekonomike nga Arabia Saudite kanë nënshkruar memorandum mirëkuptimi.

Nënshkrimi i këtij memorandum është nënshkruar sot në kuadër të Forumit Ekonomik më të madh që po mbahet në Prishtinë në mes të dy vendeve, shkruan Arbresh.info.

Pjesë e këtij Forumi Ekonomik janë afër 60 kompani nga Mbretëria e Arabisë Saudite nga sektorë të ndryshëm ekonomik, për të shqyrtuar mundësitë e investimit dhe partneriteteve biznesore në vendin tonë./Arbresh.info/

Të ngjashme