Organizata “Freedom House” thekson se Serbia ka shënuar rënien më të madhe në Evropë. Ajo është vlerësuar me 57 pikë, duke rënë tre pikë në kategorinë e të drejtave politike dhe lirive qytetare nga viti i kaluar. Serbia është po ashtu në listën e shteteve që, sipas organizatës, shënuan rënien më të madhe të lirisë në dekadën e fundit, me 21 pikë.
Sipas ekspertes Karppi, zgjedhjet e mbajtura në Serbi në fund të vitit 2023, të sfiduara nga partitë opozitare “ishin vetëm një nga arsyet e rënies.” Disa faktorë të tjerë, sipas zonjës Karppi, përfshijnë edhe mungesën e transparencës rreth prokurimit, projekteve në infrastrukturë dhe politikave të zhvillimit ekonomik, por edhe fushatat denigruese ndaj udhëheqësve opozitarë dhe kritikëve të regjimit të Beogradit.
“Aktualisht ekziston frika e ndonjë lloj hakmarrjeje nëse kritikoni ashpër këtë qeveri. Pra, përgjithësisht, një pamje e përkeqësuar”, shtoi ajo. “Po shohim një hapësirë që sa vjen e ngushtohet për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe po ashtu një zbehje të funksionimit të institucioneve demokratike”./rtk
Atentati në Vlorë, i plagosuri në gjendje të rëndë shëndetës...
Modric hynë në histori të Real Madridit, bëhet lojtari më i ...
HRW: Kufizimi i ujit në Gaza nga Izraeli përbën një akt gjen...
Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Rama ndan fotot: U mbështet p...
Izraeli konfirmon sulmet në portet dhe infrastrukturën energ...
LDK sot mban Forumin e Rinisë