Google ADS

Haxhiu- Qeverisë: A ka çështje më të rëndësishme se shëndeti i njeriut?

11:38 | 29 Shkurt 2024
K.B

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu pyeti Qeverinë a ka çështje më të rëndësishme , për deputetët se sa shëndeti i qytetarëve.

Ai tha se sot kryeministri i vendit, Albin Kurti do të duhej të ishte i pranishëm në seancë për të dhënë përgjegjësi për dështimet në shëndetësi sipas tij.

“Sot në ketë debat do të duhej të ishte kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili më 14 shtator 2022 themeloi komitetin ekzekutiv për shëndetësi sepse deklaronte se është pak që me e ndreq shëndetësinë tonë me e udhëheqë këtë punë vetëm një ministër. Sot Kurti do të duhej të ishte në këtë debat për të dhënë përgjegjësi për dështimet në shëndetësi, edhe si kryeministër edhe si kryetar i Komitetit ekzekutiv për shëndetësi.

Haxhiu tha tutje që Kurti duhet të jap llogari për degradimin e sistemit shëndetësor, pabarazisë dhe pakënaqësive të pacientëve e profesionistëve shëndetësor.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme