Komisioneri Evropian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e mirë, Oliver Varhelyi, deklaroi gjatë Samitit mes Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian që po mbahet në Tiranë, se plani i rritjes ekonomike synon që të dyfishojë ekonomitë e vendeve të rajonit në 10-vitet e ardhshme.
Varhelyi apeloi ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor se nëse duan të përfitojnë nga ky plan do të duhet të aplikojnë dhe pranojnë rregullat e Bashkimit Evropian.
Ai në vijimin e reformave të kërkuara nga BE në mënyrë që se që të ecet përpara në aspektin e planit të ritjes ekonomike.
“Jam vërtet i kënaqur që rikthehem në Tiranë dhe besoj se tashmë Tirana është kthyer në një pikëtakim për të gjithë rajonin dhe për të shtyrë gjithë vendet e rajonit për t’u bërë anëtare të BE.
Ne po arrijmë në përfundim të mandatit tonë dhe duam të lëmë diçka të prekshme për të gjithë rajonin.
Plani i rritjes është ambicioz, kemi gjysmën e kohës për ta vënë në dispozicion, por kemi besim të plotë se ju do t’i merrni të mirat që parashikohen.
Ky plan do të ndihmojë të dyfishojë ekonomitë e vendeve të BE-së në 10 vitet e ardhshme. Dyfishimi ekonomik do të thotë që disa vende që janë më pas do të arrijnë 60% të këtij zhvillimi me mesataren e vendeve të Bashkimit Evropian. Tashmë që të ecim përpara na duhet që rajoni të ecë vërtetë me shpejtësi dhe të arrihen ato reforma që e bëjnë këtë plan funksional dhe ky plan do të funksionojë nëse ju aplikoni dhe pranoni rregullat e Bashkimit Evropian. Dëshira ime e tretë është për partnerët e institucioneve financiare ne kërkojmë që përveç 30 miliardë eurove, ne kërkojmë që të na jepni dhe 6 miliardë që e sjell të gjithë këtë në nivelin e fondeve strukturore”, tha Varhelyi./euronews.al
Osmani takoi Komisioneren për Zgjerim, theksoi rëndësinë e a...
Xheneta, Drilonit: Me qenë ti vëllai im, do më kishte ardhur...
Kasanof takim me Ramën: Mbështetje Shqipërisë për çështje ky...
Nëntë filma të shfaqur në DokuFest në listë të gjatë për Çmi...
Sinani thotë se autoritetet serbe ia ndaluan ministrit Çeku ...
Për çfarë arsye do ndahej Lela nga Leo?