Tirana do të mbajë këtë të enjte (29 shkurt) Samitin BE-Ballkani Perëndimor, ndërsa liderët e vendeve pjesëmarrëse kanë mbërritur në Pallatin e Kongreseve, ku janë pritur në hyrje nga kryeministri Edi Rama.
Në Samit do marrë pjesë gjithashtu edhe komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë Oliver Varhelyi.
Kujtojmë se kryeministri i Kosovës Albin Kurti do të mungojë, teksa do të bëhet pjesë përmes një videomesazhi.
Po ashtu edhe nga Mali i Zi nuk do të ketë përfaqësues, teksa për Maqedoninë e Veriut do të jetë i pranishëm kryeministri Talat Xhaferi.
Në këtë Samit do të diskutohet lidhur me Planin e Ri të Rritjes, i cili do të mundësojë një mbështetje të re për gjashtë vendet e rajonit. Po ashtu pritet të firmoset marrëveshja mes Ministres së Arsimit, Rektorit të Universitetit të Tiranës dhe Rektores së Kolegjit të Evropës Federika Mogerini (Federica Mogherini).
Një ditë më parë presidenti ukrainas Volodimir Zelenski vizitoi Shqipërinë, ku mori pjesë në samitin “Ukraina–Europa juglindore”. Në fokus të këtij samiti ishte ndihma ndaj Ukrainës, vend i cili prej dy vitesh përballet me agresionin dhe luftën e Rusisë./rtsh.al/
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...