Policia e Kosovës ka njoftuar se në Prishtinë se një person dyshohet se është vetëplagosur.
Sipas policisë, i njëjti ka pranuar tretman mjekësor, shkruan Arbresh.info.
Ndër të tjera, policia bën të ditur se në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë.
Lidhur me rastin janë intervistuar tre dëshmitar.
Kurse rasti është në procedurë hetimore.
“Rr. Haxhi Zeka, Prishtinë 28.02.2024 – 15:00. I dyshuari mashkull kosovar ka pranuar tretman mjekësor, pasi që dyshohet se është vetë-plagosur me armë zjarri. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë. Lidhur me rastin janë intervistuar tre dëshmitar rasti meshkuj kosovarë, rasti është në procedurë hetimore.”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...