Në funksion të zgjedhjeve të vitit 2024 në SHBA, gjykata në Illinois ka vendosur të përjashtojë Donald Trumpin nga gara për zgjedhjet paraprake republikane të këtij shteti për shkak të rolit të tij në sulmin e Kapitolit më 6 Janar 2021.
Megjithatë, gjykatësi shtyu hyrjen në fuqi të vendimit në dritën e një apeli të pritshëm nga ish-presidenti amerikan.
Illinois është tani shteti i tretë ku Trump është ndaluar, pas Kolorados dhe Maine. Zgjedhjet paraprake në shtet do të mbahen më 19 mars, por meqenëse votimi i hershëm tashmë ka filluar, gjyqtari vendosi që Trump mund të qëndrojë në garë të paktën deri të premten, duke i dhënë kështu mundësinë për të apeluar.
Përgjigja e manjatit ishte e menjëhershme dhe ai njoftoi se do të apelojë vendimin. Siç tha zëdhënësi i tij, Steven Cheung, “Sot, një gjyqtar demokrat aktivist në Illinois anuloi përfundimisht bordin zgjedhor të shtetit dhe kundërshtoi vendimet e mëparshme në dhjetëra juridiksione të tjera shtetërore dhe federale. Ky është një vendim jokushtetues kundër të cilit ne do ta apelojmë”.
Megjithatë, Trump arriti gjithashtu një sukses të pjesshëm në funksion të zgjedhjeve presidenciale. Gjykata e Lartë e SHBA ka pranuar të shprehë mendimin e saj për imunitetin e kërkuar nga manjati.
Më pas do të vendosë nëse ish-presidenti mund të ndiqet penalisht me akuzën e ndërhyrjes në zgjedhjet e vitit 2020 dhe të përcaktojë një rrugë për një zgjidhje të shpejtë.
Gjykata e Lartë ka vendosur më parë se presidentët janë të imunizuar nga përgjegjësia civile për aktet zyrtare, dhe avokatët e Trump argumentojnë se kjo mbrojtje duhet të shtrihet edhe në procedurat penale. Gjykata do të dëgjojë argumentet në prill, me një vendim të mundshëm deri në fund të qershorit./abcnews.al
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...
Kurti vendos edhe gurthemelin e fundit në Podujevë, kësaj ra...
Kumbaro nderon kontributin e gjithë krahinës së Gjirokastrës...
Aprovohet struktura e tarifave të energjisë termike për sezo...