Google ADS

Digjet një veturë në Prishtinë, Policia jep detaje

18:15 | 28 Shkurt 2024
R J

Një veturë sot është përfshirë nga zjarri në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë.

Lajmin për Arbresh.info, e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu janë ftuar edhe zjarrfikësit.

Siç bënë të ditur Ahmeti, përveç dëmeve materiale nuk raportohet për persona të lënduar.

“Sot rreth orës 15:00, është raportuar se  në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë , një automjet është përfshirë nga zjarri. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu janë ftuar edhe zjarrfikësit. Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për persona të lënduar. Aktualisht  policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë rastin.” – ka thënë Ahmeti. /Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme