Qëndrimi i Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në Belfast, vijoi me takimin e radhës me spektrin politik në vend, e kësaj here me liderin e opozitës në Irlandën Veriore, socialdemokratin Matthew O’Toole.
Ata diskutuan mbi vlerat dhe parimet e përbashkëta demokratike që i ndajnë si liderë nga parti simotra socialdemokrate. Më tej, u trajtua edhe rëndësia e mësimit nga e kaluara, në kontekstin e historisë dhe përjetimeve të vendeve tona. U përmend dhe rreziku që paraqet keqpërdorimi i medieve sociale në nxitjen e konflikteve, mosdurimin dhe mospajtime etnike.
Duke shprehur mirënjohje për mikpritjen dhe takimin e zhvilluar, kryeministri Kurti e falënderoi z. O’Toole për bisedën dhe pikëpamjet e shkëmbyera./Arbresh.info/
Oriola Marashi, e ‘zjarrtë’ në të kuqe
I shënoi dy gola Strasbourg-ut, Zhegrova në formacionin e ja...
Zelenskyy në SHBA për të prezantuar planin e ri të paqes
Takimi mes Ramës dhe Erdogan: Të forcojmë lidhjet dypalëshe
Haxhiu takon shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, flasin për r...
Haradinaj: FSK-në për dy vjet e lëshuan mbi 11 për qind e us...