“Nuk kam qenë asnjëherë në Kosovë”, qytetarët e Shqipërisë shprehin mendimin e tyre për shtetin e Kosovës

17:03 | 28 Shkurt 2024
KRG

Ekipa e Arbresh.info është duke qëndruar në kryeqytetin e Shqipërisë, në Tiranë.

Gjatë ditës së sotme, kemi pyetur qytetarët e Shqipërisë  se cilët janë përshtypjet e tyre për shtetin e Kosovës.

Disa qytetarë, janë shprehur se nuk kanë qenë asnjëherë në Kosovë, ndërsa kanë dëshirë të madhe të vizitojnë shtetin e tyre fqinjë.

Mendimet e tyre për shqiptarët e Kosovë, janë pozitive, duke shprehur se janë të mirë, mikpritës dhe shumë bujar.

Më poshtë gjeni videon e siguruar nga portali Arbresh.info ku shihen edhe bukuritë e kryeqytetit të Shqipërisë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme