Google ADS

Gjatë takimit në Mbretërinë e Bashkuar, Kurti dhe Poots diskutuan rreth të kaluarës së dhimbshme të luftës

16:01 | 28 Shkurt 2024
R J

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti gjatë vizitës në Britaninë e Madhe është takuar me Kryetarin e Parlamentit të Irlandës Veriore, Edwin Poots.

Gjatë diskutimit, ata kanë folur mbi historinë dhe përvojat respektive, dhe gjithashtu rreth ballafaqimit me të kaluarën e dhimbshme të luftës.

Njoftimi i plotë:

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, vijoi agjendën e tij, ku u takua me Kryetarin e Parlamentit të Irlandës Veriore, Edwin Poots.

Në bisedën e zhvilluar mes tyre, folën mbi historinë dhe përvojat respektive, veçanërisht në ballafaqimin me të kaluarën e dhimbshme të luftës.

Kryekuvendari Poots foli për mësimet e nxjerra nga përvoja e Irlandës Veriore në përkujtimin e viktimave. U theksua roli i rëndësisë që kanë muzetë për të përkujtuar çdo jetë të humbur. Me atë rast, kryeministri Kurti përmendi nismën e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, për themelimin e Muzeut të Luftës, që në qendër do të ketë dokumentimin dhe prezantimin e krimeve të ish-Jugosllavisë dhe Serbisë ndaj shqiptarëve në Kosovë. Më tej, përmendi po ashtu edhe themelimin e Institutit për dokumentimin e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë.

Kryeministri Kurti e falënderoi z. Poots për mikpritjen dhe bisedën e sinqertë. Prezent në këtë takim ishin dhe zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi, Ambasadori i Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar, Ilir Kapiti dhe ambasadori Nicholas Abbott./Arbresh.info/

Të ngjashme