Google ADS

Sëmuret Borrell, largohet përkohësisht nga debatet parlamentare

14:54 | 28 Shkurt 2024
E.H

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka njoftuar se për shkak të një problemi shëndetësor është detyruar të anashkaloj debatet në Parlamentin Evropian.

Me anë të një postimi në platformën X, Borrell shtoi se mezi pret që të rifilloj programin e tij së shpejti.

“Fatkeqësisht, m’u desh të anashkaloja debatet në Parlamentin Evropian për shkak të një problemi të vogël shëndetësor pasi mjekët më këshilluan të shtyj ngjarjet publike për disa ditë. Mezi pres të rifilloj programin tim të plotë së shpejti”, ka shkruar Borrell./Arbresh.info

Të ngjashme