Zelensky: Nuk i kushtojmë rëndësi provokimeve, Ukraina nuk do të ndalet

14:17 | 28 Shkurt 2024
K.B

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky në konferencën e përbashkët me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, falënderoi popullin shqiptar për mbështetjen e dhënë.

Zelensky tha se fakti që gjendemi sot këtu së bashku, është një shembull historik ku është një mënyrë për tu mbrojtur drejt paqes.

“Së pari dua të falënderoj juve kryeministër dhe popullin shqiptarë për mbështetjen që na e keni dhënë në këtë kohë të trazuar. Neve na duhet më shumë besim. Ju duhet të na mbështesni ne. Ukraina si dhe gjithë rajoni i Evropës juglindore duhet të bashkëpunojmë dhe duhet të na mbështesin në planin ton 10 pika të paqes. Fakti që gjendemi këtu në një tryezë të gjithë së bashku kemi një shembull historik ku është një mënyrë për tu mbrojtur drejt paqes”, tha presidenti ukrainas.

Zelensky tha se nuk ju kushtojnë rëndësi provokimeve, dhe se Ukraina nuk do të ndalet.

“Ne nuk ju kushtojmë rëndësi provokimeve sepse ato vetëm përqajn. Ju jam falënderues të gjithë atyre që kanë mbështetur Ukrainën dhe se Ukrania nuk do të ndalet. Rusia do të përpiqet që të ushtroj ndikim në disa vende të vogla”, tha ai./Arbresh.info/

LEXO EDHE:

Rama në konferencë me Zelenskyn: Ukraina ka nevojë për mbështetje

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme