Trupi Gjykues në çështjen Thaçi dhe të tjerët nxori vendimin e vet lidhur me kërkesën e Rexhep Selimit për shqyrtim gjyqësor të vendimeve më të fundit të Administratores lidhur me vizitat dhe komunikimin e tij në Objektin e Paraburgimit të DHSK-së.
“Mes tjerash, Trupi Gjykues konstatoi se vendimi i Administratores për të monitoruar në mënyrë aktive disa thirrje telefonike ishte brenda autoritetit të saj si dhe i domosdoshëm dhe proporcional, duke refuzuar kështu kërkesën e Selimit për prapësimin e tij. Megjithatë, Trupi Gjykues e prapësoi vendimin lidhur me refuzimin e thirrjeve telefonike për të akuzuarin dhe urdhëroi Administratoren që të mos i refuzojë thirrjet e tilla përveç nëse këtë e kërkojnë rrethanat e reja”, njofton Specialja.
Trupi Gjykues hodhi poshtë, pa objekt shqyrtimi, kërkesat e Selimit lidhur me disa vizita private dhe përmes video-lidhjes pasi datat për ato vizita tashmë kanë kaluar./rtk
Alex Iwobit iu zbulua dikur paga në internet dhe kishte shif...
Tentohet të vidhet banka në Korçë, policia në vendin e ngjar...
Aksident te Dheu i Bardhë, lëndohen shtatë persona
Pacolli për sulmin në Gjermani: Këta njerëz që ndryshojnë fe...
Sistemi i ri për mbrojtjen nga raketat, përforcon krahun lin...
Blerësit ankohet për çmimet, tregtarët: Ka vështirësi në fur...