Përfaqësuesja e UNMIK-ut, Caroline Ziadeh ka pritur sot në takim përfaqësuesin e Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.
Siç thuhet në njoftimin e lëshuar nga UNMIK-u, Ziadeh dhe Sarrazin kanë folur për situatën aktuale një vit pas marrëveshjes së nënshkruar në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë, përcjell Arbresh.info.
Sipas tyre, dialogu është e vetmja rrugë e mundshme për të ecur përpara.
“Përfaqësuesja Speciale e Sekretarit të Përgjithshëm Ziadeh u takua me Përfaqësuesin Special të Gjermanisë për Vendet e Ballkanit Perëndimor, Manuel Sarrazin, duke diskutuar situatën aktuale një vit pas Marrëveshjes për Rrugën e Normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke theksuar se dialogu është e vetmja rrugë e mundshme përpara”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
SRSG Ziadeh met Germany’s Special Representative for the Countries of the Western Balkans @ManuelSarrazin, discussing current situation one year after the “Agreement on the Path to Normalization between #Kosovo and #Serbia“, emphasizing dialogue is the only viable way forward. pic.twitter.com/8XiMcG7zWU
— UNMIK (UN Mission in Kosovo) (@UNMIKosovo) February 28, 2024
Putin paralajmëron se Rusia do të vazhdojë të testojë raketë...
Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut shënojnë Ditën e Alfabetit
Aksident me fatalitet në Krushë të Madhe, vdes një këmbësor
Reagon për herë të parë Diana pas largimit nga Big Brother V...
Ylli i Barcelonës nuk do të rikthehet në aksion deri në fill...
Ndërprerjet e energjisë për shkak të motit, KESCO del me njo...