Gjest imoral, Ronlado pritet të ndëshkohet nga Federata Arabe

08:57 | 28 Shkurt 2024
D.H

Al Nassr ka fituar ndaj Al-Shabab me rezultat 3-2, tri ditë më parë në ndeshjen e xhiros së 21-të.

Tifozët e Al-Shabab thirën emrit e Messit, gjë që e irritoi portugezin, shkruan Arbresh.info.

Pas golit të shënuar nga penalltia, Ronaldo ‘eskaloi’ në festë, duke iu kundërpërgjigjur tifozëve vendas.

Por kjo mund t’i kushtoj pesë herë fituesit të Champions Leagues.

Sipas gazetës saudite “Arriyadiyah”, Ronaldo do të duhet të paraqitet personalisht para Bordit Disiplinor për të dhënë arsyetimin e tij për gjestin që bëri.

Pritet që “ylli” i Al Nassr t’i mungojë skuadrës së Luís Castros në dy ndeshje, pasi Federata pritet ta dënojë 39-vjeçarin për “gjestin imoral”./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme