Në kuadër të Samitit për Ukrainën që do të mbahet ditën e sotme në Tiranë, krahas Presidentit Zelensky, vendin tonë po e vizitojnë dhe zyrtarë të lartë ukrainas. Mes tyre edhe Ministri i Punëve të Jashtme të Ukrainës, Dmytro Kuleba.
Në një deklaratë të përbashkët për mediat së bashku me homologun shqiptar, Igli Hasani, Kuleba ka vlerësuar Shqipërinë dhe i ka shprehur mirënjohjen që ka qëndruar në krahun e Ukrainës. Kuleba e ka quajtur Samitin për Ukrainës, mesazh për të treguar se jemi të bashkuar rreth vlerave.
“Është mirë të jesh në Tiranë. U jam mirënjohës që organizuat këtë samit kaq të rëndësishëm seppse përfshin një volum të madh pune. Mesazh se jemi të bashkuar për vlerat tona. Dua të falenderoj Shqipërinë për ndërmarrjen e saj humanitare që përfshiu rehabilitimin e fëmijëve ukrainas, fëmijët e të cilëve janë vrarë në luftë. Çdo mbështetje që Shqipëria i ofron Ukrainës është e vlerësuar. Më kujtohet mandati i Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit dhe mënyra si keni marrë pjesë për Ukrainën dhe në Këshillin e Sigurisë ku Rama kryesoi mbledhjen në mënyrë efikase në 2023. Informova ministrin për situatën në front dhe për sulmet me dron dhe raketa. E rëndësishme që Rusia të mbahet përgjegjëse për krimet e luftës. Do të donim të intensifikionimin përpjekjet. Vlerësojmë që Shqipëria është bashkuar me regjistrin ndërkombëtar të dëmeve të shkaktuara nga Rusia në Ukrainë.”, u shpreh ai.
Gjatë fjalës së tij, ministri ukrainas Kuleba ka deklaruar se Shqipëria dhe Ukraina janë 2 vende evropiane të bashkuara nga një vizion i përbashkët për Evropën dhe se bashkërendojnë ngushtë sa i takon rrugëtimit drejt integrimit evropian.
“Ukraina dhe Shqipëria janë 2 vende evropiane të bashkuara nga një vision i përbashkët për Evropën dhe për të ardhmen. Ne ramë dakord të bashkërendojmë ngushtë sa i takon rrugëtimin drejt integrimit evropian. Unë i uroj sukses Shqipërisë për integrim në BE që vendi juaj meriton me kaq të drejtë. Shqipëria është partnere e rëndësishme si partnere e NATO-s, ndaj dhe diskutuam për përgatitjet për samitin e NATO-s në Uashington dhe e vlerësova gatishmërinë e ministrit Hasani për të bashkërenduar dhe ndihmuar në këto përgatitje. Pritshmëritë tona janë një prej rezultateve të samitit të Uashingtonit, do të jetë një hap më para drejt anëtarësimit të Ukrainës, që do ta bëjë këtë pjesë të Evropës më të sigurtë. Biem dakord që tryesnia e organiziatave ndërkombëtare kundër Rusisë duhet të intensifikohet.”, tha mes të tjerash Kuleba/tvklan.al/
Irani konfirmon se do t’i diskutojë çështjet bërthamore me t...
NALT: FSK ballafaqohet me sfida të mëdha drejt transformimit...
Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Me flamujt kuq e zi në duar/ Mijëra shqiptarë presin Ramën n...
Guardiola pas humbjes nga Tottenham: Ne do të ngritëmi
Izraeli thotë se një rabin është vrarë në Emiratet e Bashkua...