Delegacioni i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK) i përbërë nga Guvernatori, Ahmet Ismaili dhe Zëvendësguvernatori, Dardan Fusha është pritur në takim nga Shefi i Misionit, Ambasadori i Republikës së Kosovës në Belgjikë, Luksemburg dhe Bashkim Evropian, Agron Bajrami dhe Ambasadori i Republikës së Kosovës për marrëdhënie me NATO-n, Astrit Zemaj, ku është biseduar për aktualitetet në sistemin financiar të vendit.
Përmes një komunikate për media BQK ka njoftuar se gjatë këtij takimi është diskutuar edhe lidhur me aktivitetet e BQK-së në kuadër të projektit të BE-së për Modernizimin e Sistemit të Pagesave të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, përkatësisht anëtarësimit në Zonën e Vetme të Pagesave të BE-së, çështjen e përpjekjeve për Kartonin e Gjelbër si dhe adresimin e çështjeve që lidhen me platformat globale të pagesave.
Gjithashtu, u njoftua lidhur me avancimin e kornizës ligjore dhe rregullative sipas direktivave të BE-së dhe standardeve me të larta ndërkombëtare.
Ambasadori Bajrami shprehu mbështetjen e tij për të kontribuuar në proceset e rëndësishme integruese dhe përafrim të legjislacionit me Bashkimin Evropian./Arbresh.info/
Kurti dhe Rizvanolli vizitojnë ndërmarrjen KRU “Prisht...
Driloni ndan shtratin me Gjestin, Xheneta: Nuk e di qysh ka ...
Tyson Fury – Oleksandr Usyk/ Meçi i vitit, flasin eksp...
Të shtëna me armë në Prishtinë, arrestohet një person
Ngritët aktakuzë kundër një serbi për krime lufte në Kosovë
Berisha ka dy kërkesa para mbledhjes së përbashkët të kuvend...